Shullazi ‘pushohet’ si përgjegjës Biblioteke/ Shkonte vonë në punë

Shullazi ‘pushohet’ si përgjegjës Biblioteke/ Shkonte vonë në punë

18:33, 16/01/2020
A+ Aa A-

Të dënuar për krime të rënda por që një nga një po lene qelite e burgjeve,

Rasti i fundit ishte ai i sotmi ku Ergys Kolaveri i cili ishte dënuar në vitin 2017 me 20 vite burg, pasi qëlloi me snajper Gazmir Dacin në burgun e Vaqarrit, për shkaqe gjakmarrjeje u liruar nga burgu pas ndonjë sqarim.

Ndërsa dy ditë më parë është liruar një tjetër i dënuar me burgim të përjetshëm. Bëhet fjalë për Endrit Doklen, anëtar i bandës së Durrësit për të cilin Gjykata e Krujes mori vendimin për ti dhënë lirinë.

https://www.syri.net/politike/308172/kreret-e-bandave-qe-u-liruan-nga-burgu-nen-qeverisjen-e-edi-rames/

Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit”, së bashku me 16 persona të tjerë, pjesë e bandës famëkeqe, janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore.

Banda kriminale, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.

Por një lajm tjetër është bërë publik sot nga gazeta Tema sipas burimeve të të cilës bën me dije se Emiljano Shullazi është shkarkuar nga ‘puna’ pas rasteve që përmendëm më sipër.

'Në morinë e personave të dënuar për krime të rënda, të cilët po lirohen një nga një, nuk është çudi që së afërmi të lirohet edhe Emiljano Shullazi. Ky i fundit, deri më sot ka qenë caktuar si përgjegjës në Bibliotekën e burgut 313.Duke qenë në “punë”, ai përfitonte 3.9 ditë ulje dënimi në muaj, ndërsa në vit, 46.8 ditë. Por sot, thonë burimet, duke parë edhe lirimet e fundit, ai është “pushuar” nga kjo detyrë, për të shmangur ndonjë skandal tjetër'.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco