Sulmohet gjatë natës makina e gazetarit të njohur në Lezhë

Sulmohet gjatë natës makina e gazetarit të njohur në Lezhë

10:03, 14/01/2020
A+ Aa A-

Një nga gazetarët më të vjetër dhe më të njohur në qytetin e Lezhës, i cili ka punuar dhe punon për shumë media të mëdha, Gjergj Figuri, ka denoncuar mëngjesin e sotëm se ka ndodhur një sulm ndaj automjetit të tij privat.

“Kjo është makina ime... gjatë natës më kanë thyer xhamin e përparmë dhe çuditërisht makina ndodhet e parkuar në rregull dhe në një zonë ku nuk mund të bjerë asgjë nga lart”.

“Nuk e di qëllimin e personit dhe as nuk po gjej arsye... por di që do ta gjej se kush e ka bërë”, shkruan Figuri në faqen e tij në Facebook duke e shoqëruar denoncimin, edhe me fotografi të makinës së dëmtuar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco