Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Policia shkon për të shuar sherrin e shqiptarëve, bën zbulimin shokues

Policia shkon për të shuar sherrin e shqiptarëve, bën zbulimin shokues

10:54, 11/01/2020
A+ Aa A-

Policia e Derbyshire në Angli u njoftua për një sherr mes disa personave në rrugën Mansfield në orët e para të mëngjesit.

Ata arritën të arrestojnë tre persona, dy të tjerë u larguan nga skena e ngjarjes.

Në kërkim të dy të tjerëve, oficerët u drejtuan nga qytetarët tek një shtëpi.

Sipas DerbyshireTimes, aty ata bënë zbulimin shokues.

Në vend që të gjenin dy të arratisurit, ata zbuluan një banesë të mbushur me kanabis.

Kanabisi, me një vlerë prej gati gjysmë milionë sterlina, rritej në të tri katet e banesës.

Personat e arrestuar ishin shqiptarë, që kishin hyrë ilegalisht në vend. Ata do të deportohen drejt Shqipërisë.

Detektivja Claudia Musson falenderoi publikun që asisteoi oficerët për të bërë zbulimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco