Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Kokaina SH.A/ Banda shqiptare e drogës funksiononte si kompani

Kokaina SH.A/ Banda shqiptare e drogës funksiononte si kompani

19:05, 10/01/2020
A+ Aa A-

BILD

Tregtia e drogës në kryeqytetin e Saksonisë së Ulët në Gjermani- ishte ndërtuar dhe organizuar si një sipërmarrje e mesme. Kompania kishte sistemin hierarkik, turnet, pagat dhe një linjë telefonike për klientët. Mungonte vetëm bordi dhe kantina e stafit...

Të premten nisi në gjykatën e Hanoverit procesi për drogën kundër shtatë shqiptarëve dhe një iraniani- i njohur si ‘Kokaina SH.A’ e Hanoverit.

Banda e dyshuar e drogës shpërndante kokainë dhe hashash në disa lagje, mes të tjerash edhe në rrethin universitar. Në pesë muaj, sipas akuzës, ata fituan të paktën 116 mijë euro.

Si funksiononte biznesi i drogës? Prokurori Henrik Moellerherm thotë: “Shitësit e rrugës ndaheshin me turne nate dhe dite, me një orar të caktuar pune. Kur dorëzohej turni, dorëzoheshin telefonat e punës, droga dhe të ardhurat e mbledhura”.

Shpërndarësit merrnin një pagë fikse deri në 1300 euro në muaj- ose një pjesë të fitimit prej dy eurosh për çdo topth kokaine të shitur (0.2 gram- në shitje për 25 euro).

Për blerësit ishte në dispozicion edhe një numër telefoni. Ata përdornin emra si Jack, Mili dhe Alex.

Gjatë një operacioni të madh në mes të korrikut, hetuesit arrestuan një duzinë shitësish të dyshuar dhe konfiskuan drogë dhe para me një vlerë prej 42 mijë eurosh. Më përpara, hetuesit kishin përgjuar 25 mijë telefonata.

Pikante: Numrin e linjës telefonike ‘Jack’, autoritetet e njihnin që nga viti 2014, por asgjë nuk ndodhi. Dhe: 48 orë pas operacionit, numri i trafikantëve ishte sërish i arritshëm. Të paditurit kanë heshtur deri më tani ndaj akuzave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco