‘Tradhtia paguhet me vdekje’/ Shqiptari shpallet fajtor për vrasjen e gruas

‘Tradhtia paguhet me vdekje’/ Shqiptari shpallet fajtor për vrasjen e gruas

11:42, 12/12/2019
A+ Aa A-

Një burrë, që thuajse i ‘preu kokën’ bashkëshortes së tij kur e theri për vdekje, u gjet fajtor për vrasje.

Safie Xheta, 35 vjeç, u gjet e vdekur pranë të shoqit, Fatosit 46-vjeçar, në shtëpinë e tyre në Oksford, raporton BBC.

Gjykata tha se Xheta kishte nisur të bëhej shumë dyshues dhe kontrollues ndaj të shoqes. Pasi e vrau atë, ai ia ktheu thikën vetes.

Jurisë iu deshën 90 minuta për ta gjetur unanimisht fajtor. Vendimi jepet të hënën.

Prokuroria tha se ai e masakroi të shoqen në gjumë. Sipas organit të akuzës, kjo është vrasje me paramendim.

Në banesën e çiftit shqiptar u gjet edhe një shënim ku thuhej: Tradhtia zgjidhet vetëm me vdekje.

Xheta mendonte se e shoqja e tradhtonte dhe kishte nisur të monitoronte llogarinë e saj në Instagram.

Çifti u martua me mblesëri në Shqipëri dhe fillimisht u vendosën në Itali. Më pas u larguan për në Angli.

Xheta u dërgoi mesazhe të afërmve ditën e krimit, duke u thënë se duhej të vinin në shtëpinë e tij. Kur ata mbërritën, dera e dhomës së gjumit ishte mbyllur.

Xheta u tha: Jam bërë si kulluese- një referencë për plagët e shumta me thikë. Ai u tha se gruaja ishte larguar për në punë.

Policia hyri me forcë në dhomë dhe e gjeti Xhetën të përgjakur pranë të shoqes së vdekur. Ai e kishte mbyllur gojën që të mos dëgjohej teksa godiste veten me thikë.

Shoqja e viktimës, Dorela Rehova tha se i pandehuri e kishte dhunuar të shoqen, duke ia nxirë syrin dhe se i kishte shkatërruar celularin.

Ajo tha se shoqja e saj ishte shumë e mërzitur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco