Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

EMRAT/ Kush janë prokurorët e krimeve të rënda që do transferohen

EMRAT/ Kush janë prokurorët e krimeve të rënda që do transferohen

09:45, 12/12/2019
A+ Aa A-

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet sot në orën 12:00, ku pritet të vendosë për transferimin në rrethe të një pjesë të prokurorëve të Krimeve të Rënda, pas mbylljes dhe krijimit të SPAK-ut.

Kështu, pritet që shefja e Krimeve të Rënda Donika Prela do të rikthehet në Durrës, ndërsa ish-kryeprokurorja Arta Marku pritet të caktohet e përkohshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë pas largimit nga Prokuroria e Përgjithshme.

Rendi i ditës

Transferimi i prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, si rezultat i mbylljes së këtyre prokurorive, në prokurori të tjera të juridiksionit të përgjithshëm,konkretisht;

Arens Çela

Blerim Tominaj

Besim Hajdarmataj

Artan Bajrami

Eugen Beçi

Doloreza Musabelliu

Elisabeta Imeraj

Manjola Kajana

Përparim Kulluri

Vladimir Mara

Sonila Muhametaj

Pranvera Pustina

Ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorët që ushtrojnë detyrën pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për shkak të krijimit të Prokurorisë së Posaçme,dhe caktimet e reja të përkohshme të tyre si më poshtë;

Isa Jata

Donika Prela

Anton Martini

Dritan Prençi

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco