Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

'E vrava pasi...'/ Autori rrëfen në polici pse qëlloi mbi të riun me të cilin po pinte

'E vrava pasi...'/ Autori rrëfen në polici pse qëlloi mbi të riun me të cilin po pinte

19:42, 09/12/2019
A+ Aa A-

Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së ndodhur në mbrëmje në qytetin e Kavajës, ku humbi jetën shtetasi Marjus Ismaili, 26 vjeç.

Xhemal Leçini, tha në Polici se ‘ai nuk e mban mend si ka ndodhur ngjarja, pasi ishte në gjendje të dehur’.

Me duart në kokë i shokuar për atë që ndodhi, 60 vjeçari është shprehur se me viktimën dhe një tjetër person kishin që prej orës 11:00 të paradites së sotme që po pinin.

Po sipas tij shkak për konfliktin ka qenë një debat që degjeneroi nga sharjet në përdorimin e armës.

"Kemi qenë të pirë, ishim prej orës 11:00 në tavolinë. Nuk e di si ndodhi, u errësova dhe e vrava", mësohet të ketë tënë Leçini në Polici.

Autori e kishte banesën në katin e tretë të pallatit ku ndodhi krimin, ndërsa lokalin ku shiste edhe mish e kishte në katin e parë të pallatit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari09/12/2019 20:30

O Zot i Madh! Cfare shteti kemi? Cfare Ministrie te Perbrenjme dhe cfare policie kemi??!!! Pijne shqiptaret ne mes te qytetit me kobure ne brez si kaubojsat dikur para 200 vjetesh neper lokalet dhe bujtinat e Far West ne USA!!!!! Mbajne koburet ne brez ne mes te qytetit dhe nuk pjerdhin fare per policine dhe per shtetin!!!!

Shto koment

Denonco