Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Prokuroria apelon vendimin e gjykatës së Elbasanit/ Kërkon 22 vite burg për atentatorin e Çapjas dhe Muçës

Prokuroria apelon vendimin e gjykatës së Elbasanit/ Kërkon 22 vite burg për atentatorin e Çapjas dhe Muçës

22:59, 08/12/2019
A+ Aa A-

Dënimi me 10 vite burg i Shkëlzen Hansapapaj nga gjykata e Elbasanit, nuk ka kënaqur aspak prokurorinë, e cila disa ditë më parë ka apeluar vendimin e dhënë nga treshja e gjyqtarëve.

Dy prokurorët e çështjes e kanë apeluar vendimin në gjykatën e Apelit Durrës, duke kërkuar prej kësaj të fundit që të dënojë me 22 vite burgim Shkëlzen Hasanpapaj, për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë në dëm të Florenc Çapja, Bledar Muça dhe një punonjëse policie që po kalonte rastësisht në rrugë, shkruan Shqiptarja.com.

Njëherësh ky dënim është kërkuar edhe për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Ngjarja e rëndë është shënuar në qershor të 2016, ku nga të shtënat me automatik mbeti i plagosur Bledar Muça që ishte në vendin e parë të pasagjerit me makinë ku udhëtonte së bashku me mikun e tij Florenc Çapja.

Pasi kreu krimin, autori Shkëlzen Hasanpapaj, u largua në drejtim të Holandës, ku më pas u arrestua nga autoritetet e këtij shteti dhe u ekstradua në Tiranë.

Edhe pse gjykata e ka dënuar me 10 vite burg, Hasanpapaj nuk i ka pranuar për asnjë moment të vetëm akuzat për ngjarjen e qershorit të 2016.

Por një analizë ADN-je ka zbuluar identifikimin e tij në këtë ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në qendër të Elbasanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco