Ky është 36-vjeçari shqiptari, i gjendur i vdekur në burgun grek

Ky është 36-vjeçari shqiptari, i gjendur i vdekur në burgun grek

21:52, 08/12/2019
A+ Aa A-

Një 36-vjeçar shqiptar, i cili ishte i burgosur në Greqi, është gjetur mëngjesin e sotëm i pajetë. Mediat greke kanë dhënë të tjera detaje për këtë ngjarje, duke zbuluar identitetin e shqiptarit.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për shtetasin Aleksandër Llazari nga Lezha, përcjell Fax News.

Në trupin e tij nuk u gjetën shenja dhune. Policia greke nisi hetimet për ngjarjen dhe e dërgoi trupin e tij të pajetë për ekspertizë mjeko-ligjore për të gjetur shkakun e vdekjes së 36-vjeçarit.

Më herët, një i afërm i të ndjerit, në një mesazh për JOQ Albania shprehte dyshimet e tij lidhur me vdekjen.

Sipas tij, Llazari mund të jetë vrarë.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq. Me ka vdek djali i axhs ne nje burg ne greqi. Besohet se e kane vrare pasi ka pas probleme me polict e burgut. Kam fol para 4 ditsh me ta dhe me ka than me kan marr inad kta te burgut. As ambasada ska informacion mbi ngjarjen. Shume her ai me ka shpreh se ka probleme ne burg."
Ndërkohë mediat greke raportojnë se trupi i pajetë viktimës është transportuar drejt spitalit të Hanias, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Viktima:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco