Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Shqiptari i dehur shkakton aksident: Isha i mërzitur nga tërmeti

Shqiptari i dehur shkakton aksident: Isha i mërzitur nga tërmeti

19:33, 05/12/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar doli përpara gjykatës në Volos të Greqisë, pasi ishte arrestuar për shkak se u kap i dehur në timon.

Shqiptari 51-vjeçar po e ngiste mjetin pa patentë dhe në mënyrë të rrezikshme pasi shkaktoi një aksident në qendër të Volosit.

Nga aksidenti i ditës së dielë pati vetëm dëme materiale.

Shqiptari u justifikua përpara gjykatës duke thënë se kishte pirë raki sepse ishte mërzitur nga tërmeti që goditi Shqipërinë.

Gjykata e dënoi shqiptarin me 14 muaj burg, të konvertuar në tre vite dënim të pezulluar, dhe me 1200 euro gjobë.

Shqiptari 51-vjeçar ishte i papunë. Ai tha se po shkonte për të peshkuar, por shtoi se kishte pirë raki nga mërzia për shkak të tërmetit që goditi vendlindjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco