Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

VIDEO/ 'Plaku i borës', 4 persona në autostradën Tiranë - Durrës, po shkëmbenin 60 kg drogë. Ja emrat

VIDEO/ 'Plaku i borës', 4 persona në autostradën Tiranë - Durrës, po shkëmbenin 60 kg drogë. Ja emrat

09:30, 13/01/2017
A+ Aa A-

Katër persona janë arrestuar në Tiranë sepse u kapën duke trafikuar 60 kg marihuanë në autostradë, në afërsi të fshatit Domje. Arrestimet ndodhën në kuadrin e operacionit të koduar si Plaku i borës, "Snowman".

Policia vendore njoftoi se të arrestuarit janë 45-vjeçari Ylber Gega, 36-vjeçari Ylber Zllami, 27-vjeçari Albert Ajdini dhe 37-vjeçari Leonard Çela.

Në bazë të informacioneve që disponoheshin ata se do të bënin një shkëmbim të një sasie të konsiderueshme kanabisi në zonën e Domjes, pranë autostradës Tiranë-Durrës. Policia konstatoi dy automjete, një “Ford” dhe një “Opel”, të cilat kanë ndaluar pranë njëra-tjetrës me disa persona në brendësi të tyre e më pas kanë kaluar në një fushë pranë shinave të trenit.

Menjëherë është bërë nderhyrja nga ana e policisë dhe është ushtruar kontrolli në automjetet e mësipërme, ku janë gjetur 6 thasë të zinj me kanabis, në pjesën e bagazhit dhe 4 thasë të tjerë në sediljen e pasme të automjetit tip “Ford”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco