FOTO/ Fillimisht humbi burrin, sot vdiq bashkë me vajzën, kush është piktorja që u shua në spital

FOTO/ Fillimisht humbi burrin, sot vdiq bashkë me vajzën, kush është piktorja që u shua në spital

23:03, 26/11/2019

Një tragjedi e pashembullt ka ndodhur në familjen Karanxha në Durrës.

30-vjeçarja Diena Karanxha ja doli që të dalë gjallë nga rrënojat e tërmetit, por ajo humbi jetën pak orë më vonë në spital. Diena Meçaj Karanxha, në mëngjes sot kishte humbur vajzën e saj 8-vjeçare, pikërisht në rrënojat e shtëpisë së tyre të shembur.

Vetë gruaja, u gjet nën gërmadhat e pallatit 6-katësh në Durrës, me shenja jete. U dërgua në spital, por tani në mbrëmje u njoftua vdekja e saj.

Më herët policia kishte njoftuar se “pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea, bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. 2 orë më herët RENEA kishte nxjerrë edhe vajzen e saj të mitur 8-vjeçare, e cila kishte humbur jetën.

Familja Karanxha ka pësuar nje tragjedi të vërtete, duke qene se pak kohe me parë Diena kishte humbur bashkeshortin, ndërsa sot humbi vajzën dhe ju bashkua familjes edhe vete.

Ne vitin 2015 ajo kishte lene nje shenim ne Facebook dedikuar bashkeshortit te saj qe kish nderruar jete.

“Mendoja gjithmone qe zoti me kishte dhene shume lumturi,duke pasur nje shok e nje bashkeshort si Dori im,por jeta qenka nje sprove e vertete. Me mungon shume bebi im”, shkruante ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco