Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

‘Dua që vajza ime të rritet e lumtur’/ Kërkesa e Marjana Cmetës para dënimit

‘Dua që vajza ime të rritet e lumtur’/ Kërkesa e Marjana Cmetës para dënimit

09:14, 13/11/2019
A+ Aa A-

Marjana Cmeta, e akuzuar për vrasjen e ish-vjehrrës së saj, Lirie Lami, u dënua një ditë më parë me 32 vite burg. Cmeta akuzohej se e helmoi vjehrrën e saj, por ngjarja fillimisht nuk u mësua dhe u maskua si vdekje natyrale.

Vetëm kur Cmeta u rrëfye tek hoxha për ngjarjen e rëndë, u mësua e vërteta.

Përpara gjykatës, Cmeta kërkoi vetë mëshirë. Ajo tha se do që vajza e saj e vogël të rritet e lumtur.

“Moralisht dhe shpirtërisht jam e shkatërruar. Jam e shokuar nga akuza për të cilën po gjykohem. Dua të them që jam nënë e një vajze 2-vjeçare, e cilia po rritet në çdo derë pa nënën e saj. Ju lutem vini dorën në zemër. Unë para vetes dhe Zotit jam e pafajshme. Për konfrontimin me Lirie Lamin mbaj përgjegjësi të plotë, por jo për këtë akuzë. Ju lutem, mos e lini vajzën time që të rritet jetime. Ju lutem, bëni që vajza ime të rritet e lumtur dhe me nënë. Ju vetë jeni prindër dhe e dini ç’do të thotë të jesh nënë”.

Pavarësisht kësaj lutje, Cmeta u dënua me 32 vite burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ajo13/11/2019 14:03

Fakti qe krimininelet e lidhur me qeverine nuk denohen, nuk do te thote qe “ fukarenjte e mjere” vrases te meshirohen. Kjo kriminele ( e cila as nuk eshte penduar aspak dhe vazhdon ta mohoje krimin e saj ) i mori jeten vjehrres se vet, prandaj e meriton ta kaloje jeten mbrapa hekurave.

Ridhjeresi13/11/2019 09:20

Jetojme ne nje kllapi ku disa krininele organizatash denohen me pune ne komunitet dhe disa fukarenj te mjere denohen me burg perjete

Shto koment

Denonco