Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Zbulohet ‘ambasada’ që lëshonte dokumente të falsifikuara

Zbulohet ‘ambasada’ që lëshonte dokumente të falsifikuara

12:13, 08/11/2019
A+ Aa A-

Një grup që merrej me falsifikimin e dokumenteve në Tiranë dhe Durrës është shkatërruar gjatë ditës së sotme.

Policia bën të ditur se ka prangosur 3 persona dhe janë sekuestruar dhjetëra dokumente të falsifikuara.

Arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar ‘Laboratori’.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

U finalizua dhe përfundoi me sukses operacioni ‘Laboratori’, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vihen në pranga tre pjesëtarë të grupit kriminal.

Pas një pune intensive 6-mujore, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, veprimtari që ushtrohej nga një grup kriminal, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi dhe përfundoi me sukses operacionin e koduar ‘Laboratori’.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:

Th. T., 61 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim të dokumenteve.

V. S., 63 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar dy herë më parë për falsifikim dokumentesh.

P. B., 65 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë.

Ndalimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve, vulave stampave dhe formularëve’ dhe ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’.

Këta shtetas, në një ambient në Durrës, të cilin e përdorin si bazë për të kryer falsifikimet, ndërsa aktivitetitn e zhvillonin në Tiranë, pasi gjenin klientë, kryenin falsifikimin e dokumenteve, me qëllim kalimin në mënyrë të paligjshme të kufirit.

Gjatë operacionit, Policia shkatërroi bazën ku kryheshin falsifikimet dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

• Një laborator i cili shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, një automjet tip Opel Corsa, një kompjuter,

• 7 stampa, vula, morseta të institucioneve të huaja të ndryshme, një printer skaner që shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara,

• një pajisje speciale për plastifikimin dhe prodhimin e dokumenteve të falsifikuara; një llambë speciale me rreze ultravioletë,

• hekur special për plastifikim, 4 pajisje speciale për hapjen dhe ndërhyrjen në dokumentet origjinale,

• 12 karta greke të falsifikuara, 6 leje drejtimi italiane, 1 leje qëndrimi italiane, 12 karta identiteti italiane, 3 karta shëndeti italiane, 1 leje drejtimi angleze, 3 fletë hyrje për institucione të ndryshme,

• 1057 karta të paplotësuara me çip dhe elementë sigurie për patentë dhe dokumente të ndryshme të paplotësuara,

• dëftesa shkollore, dokumente institucionesh, fotografi, vulë e thatë e një zyre noteriale dhe 1 250 euro.

Theksojmë se këto dokumente prodhoheshin për persona që e kanë të ndaluar udhëtimin në vendet Schengen dhe për persona të ndryshëm të cilët do t’i përdornin këto dokumente për vendet e Bashkimit Europian, për të emigruar në mënyrë të paligjshme apo tranzit për të shkuar jashtë Bashkimit Europian.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve, vulave, stampave dhe formularëve’ dhe ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco