Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Alvini kthehet në shëpi, doktoresha e Kryqit të Kuq: Flet pak shqip, s'donte të flinte, luante…

Alvini kthehet në shëpi, doktoresha e Kryqit të Kuq: Flet pak shqip, s'donte të flinte, luante…

11:29, 08/11/2019
A+ Aa A-

Doktoresha, pjesë e Kryqit të Kuq Italian që mori pjesë në operacionin për shpëtimin e Alvinit tha se për 11-vjeçarin tani fillon një jetë e re, ndërsa tregoi edhe rrugëtimin derisa u nxor nga kampi.

"Ai është një kamp për jetimët, por Alvini nuk është ashtu, pasi ai ka babanë.

Më në fund Alvini u largua nga kampi, arriti në Damask dhe Bejrut. Alvini ishte i buzëqeshur megjithë atë që ka kaluar, kartëvizita e tij është ajo.

Nuk flet më italisht, pak shqip, por mendoj se do ta rikuperojë, pasi familja e tij jeton në Itali. E patëm sigurinë se ai kishte besim te ne, se nuk pati në asnjë moment rezistencë.

Qëndruam në hotel, ka ngrënë patatina, ka luajtur me telefon, ka qenë shumë i lëvizshëm, tani fillon jeta e tij e re, nuk mendoj se do të jetë e thjeshtë. Alvini nuk donte të flinte, donte të luante. Sot mbajtëm premtimin, që babai i tij i tha se do ta sillnim në shtëpi" - tha ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco