Atentati ndaj prokurorit/ Shoqërohet në polici edhe kunati i Lul Berishës

Atentati ndaj prokurorit/ Shoqërohet në polici edhe kunati i Lul Berishës

09:03, 03/11/2019
A+ Aa A-

Prokurori Anton Martini, Donika Prela dhe Besim Hadarmataj kanë urdhëruar shoqërimin e të gjithë personave që mund të ndihmojnë ose kanë dijeni në lidhje me atentatin që iu bë pasditen e së premtes prokurorit Arian Ndoja, që ishte i shoqëruar në makinë nga dy personat e tjerë: shoferi Andi Maloku dhe Aleksandër Lahon.

Mes të shoqëruarve mësohet se janë edhe Plaurent Dervishaj, kunati i Lulzim Berishës dhe Julian Meçe, të cilët u plagosën në atentatin e organizuar ndaj tyre në qershor të këtij viti, thuajse në të njëjtën zonë ku ndodhi ngjarja të premten.

Policia e Durrësit, e mbështetur nga forcat speciale RENEA, kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit mbi 70 persona, të cilët, pasi u është marrë dëshmia, janë lënë të lirë.

Mësohet se mes të shoqëruarve ka persona që mund të kenë dijeni mbi motivin e ngjarjes, të dyshuar, dëshmitarë dhe miq të personave, të cilët mbetën të plagosur.

Burime nga Policia e Durrësit thanë për gazetën se mes të shoqëruarve ka edhe persona me precedentë, si dhe ish-anëtarë dhe drejtues së të ashtuquajturës ‘Banda e Durrësit’. ‘Kemi shoqëruar një numër shumë të madh personash. Mes tyre, dëshmitarë, të dyshuar, si dhe miq e të njohur të Ndojës dhe Lahos.

Kemi shoqëruar një pjesë të mirë të personave me precedentë kriminalë nga Durrësi, Sukthi dhe Shijaku. Gjithashtu, janë shoqëruar Plaurent Dervishaj dhe Juljan Meçe, të cilët janë marrë në pyetje dhe janë lënë të lirë, sikurse edhe pjesa tjetër e të shoqëruarve’, thanë dje burime nga Policia e Durrësit. /Panorama

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco