Kapet drogë në Sarandë, arrestohen dy persona

Kapet drogë në Sarandë, arrestohen dy persona

14:01, 23/10/2019
A+ Aa A-

Në kuadër të këtij operacioni policor u bë bllokimi i një automjeti tip Benz në vendin e quajtur "Ura e Çukës" Sarandë, i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.

Menjëherë pas kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në pjesën e bagazhit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 26 kilogram e dyshuar e llojit kanabis sativa.

Policia thotë se ka arrestuar dy persona që ndodheshin në automjet.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Sarandë

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar "Çuka"

Sekuestrohen 26 kilogramë kanabis sativa në një automjet.

Vihen në pranga dy shtetas

Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e rasteve në drejtim të fushës së narkotikëve dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë penale, Strukturat e Narkotikëve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë bashkë me Patrullën e Përgjithshme  kanë bërë finalizimin e operacionit "Çuka" nëpërmjet informacioneve të marra në rrugë operative.

Në kuadër të këtij operacioni, në ndjekie e sipër u bë bllokimi i një automjeti tip Benz në vendin e quajtur "Ura e Çukës" Sarandë, i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.

Menjëherë pas kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në pjesën e bagazhit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 26 kilogram e dyshuar e llojit kanabis sativa.

Në vijim të veprimeve proceduariale, Policia ka arreatuar në flagrancë dy shtetasit që ndodheshin në mjet S.H., 47 vjeç dhe J.Xh., 30 vjeç, me banim në Ksamil, si autorë të veprës penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco