VIDEO-FOTO/ Aksident tragjik në Itali, vdes shqiptari. Ja emri

VIDEO-FOTO/ Aksident tragjik në Itali, vdes shqiptari. Ja emri

11:34, 23/10/2019
A+ Aa A-

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu shqiptar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Corropolit, Teramo, Itali.

Në një makinë ‘Opel Meriva’, ishin duke udhëtuar 3 persona, dy shqiptarë dhe një italian. Në një moment, makina me të cilin udhëtonin ata ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë ulliri.

Në këtë aksident, fatkeqësisht ka humbur jetën njëri prej shqiptarëve, i identifikuar si Shendri Çaushi. Dy personat e tjerë që ndodheshin në makinë, fatmirësisht kanë marrë plagë të lehta dhe ndodhen të shtruar në spital.

Siç shkruajnë mediat e vendit fqinj, aksidenti ka ndodhur për shkak të mjegullës dhe rrugës së lagësht.

Hetimet po bëhen nga policia për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit tragjik.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco