U kërcënua me bombë në makinë, gjyqtari: ‘Telefonata erdhi nga grushti kriminal i atdheut tim’

U kërcënua me bombë në makinë, gjyqtari: ‘Telefonata erdhi nga grushti kriminal i atdheut tim’

16:29, 15/10/2019
A+ Aa A-

Një gjyqtar në Korçë është kërcënuar sot nga qelia e burgut për një alarm për bombë në makinën e tij.

Gjyqtari i kërcënuar është Markeliano Kuqo, i cili jashtë dyerve të gjykatës duke folur për kërcënimin tha se telefonata është bërë nga grushti kriminal i atdheut të tij.  

Ndërkohë që mes të tjerash, gjyqtari ka deklaruar se nuk ka nevojë për mbrojtjen e shtetit.

“Jam i qetë. Nuk kam dijeni çfarë ka ndodhur. Telefonata ka ardhur nga grushti kriminal i atdheut tim. Nuk kam nevojë për mbrojtje nga shteti”, u shpreh gjyqtari Kuqo.

Gjyqtari është larguar me bashkëshorten nga gjykata, me mjetin e tyre, pasi policia zbuloi që bëhej fjalë për një alarm fals.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco