FOTO-VIDEO/ Ndjekje si nëpër filma, policia arreston 4 persona

FOTO-VIDEO/ Ndjekje si nëpër filma, policia arreston 4 persona

19:51, 28/09/2019
A+ Aa A-

Katër persona u arrestuan ditën e sotme në Londër.

Personat e prangosur, sipas mediave britanike, janë dy burra dhe dy gra, të cilët grabitën një dyqan përmes kanosjes.

Ata u arrestuan më Langston Road në Loughton rreth orës 09:30, pas një ndjekje dramatike me shpejtësi të lartë nga ana e policisë, skenë e parë në filmat aksionë.

Në videon e publikuar nga tabloidi britanik "Daily Mail" shihet momenti I arrestimit, ku oficerët ndaluan një makinë Audi dhe përdorin edhe forcën me qëllim arrestimin e personave të dyshuar.

Ndjekja me shpejtësi të lartë filloi në zonën Enfield të Londrës para se të dyshuarit të ndaloheshin në Essex.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco