Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

‘A e ke takuar atë çobanin e vockël?' Zbardhen bisedat midis trafikantëve që kalonin hashashin në Greqi

‘A e ke takuar atë çobanin e vockël?' Zbardhen bisedat midis trafikantëve që kalonin hashashin në Greqi

14:10, 14/09/2019
A+ Aa A-

Operacioni ‘Limit’ që çoi në arrestimin e 58 personave, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe kalim të paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Europës, ka sjellë edhe zbardhjen e dosjeve të Prokurorisë, ku siç shikohet edhe nga bisedat e transkriptuara mes anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal të cilët bisedojnë mes tyre, zbulohen edhe mënyrat e trafikimit.

Në bisedën e datës 19/12/2018 rreth mesditës të zhvilluar mes Olger Brahimllarit dhe shtetasit me emrin “Bledi”, Olgeri e pyet nëse e kishte takuar atë ‘çobanin e vockël’ dhe ai i thotë dje e kishte takuar. Olgeri i thotë ta marrë të t’i bëjë një program për të folur, por Bledi i thotë se po pret të marrë një telefon tjetër ku ndër të tjera komunikojnë:

Olgeri: Eee! Je takuar me ata ?

Bledi: Me kë mo?

Olgeri: Me atë çobanin e vockël

Bledi: Dje mo u takova me atë

Olgeri: Po mirë mo merre një herë në telefon të të bëjë një ashtu

Bledi: Çart ë më bëjë?

Olgeri: Po kështu o një ka… një nga ato, program

Bledi: Po ja mo se po pres të më sjellin një telefon e do t’i vete direkt. Kupton,o? Po pres të më sjellin një telefon

Olgeri: Mirë o ksa. Mirë ksa.Aj

Sipas hetimeve aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco