Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Jahti ‘i braktisur’ në Shëngjin/ Ende mister fati i turkut! Ja pistat ku po hetohet

Jahti ‘i braktisur’ në Shëngjin/ Ende mister fati i turkut! Ja pistat ku po hetohet

20:10, 08/09/2019
A+ Aa A-

Ende asnjë gjurmë apo informacion rreth pronarit të jahtit të braktisur në brigjet e Shëngjinit.

Policia ka mësuar se biznesmeni turk Sezgin Yavuz ka qenë i vetëm në jaht, në momentin kur është nisur nga porti i Tivarit.

Burime nga grupi hetimor thonë për News 24 se po hetohet në disa pista, ndërsa  dyshimet ekzistojnë se turku mund të ketë pësuar atak kardiak teksa është hedhur në det për notim apo ndonjë largim i mundshëm i jahtit në momentin kur ai është hedhur për t’u larë.

Por ndër pistat ku po hetohet është dhe ajo e një pengmarrjeje të mundshme,  për shkak të pasurisë së Yavuz. 

Grupi hetimor ende nuk disponon detaje nga ngjarja, siç mund të ishin kontaktet e fundit të Sezkin Javuz, jahti i të cilit u gjend në det të hapur dhe u soll në brigjet e Shëngjinit nga peshkarexhat.

Policia Shqiptare ka vendosur kontakte dhe me homologët në Turqi, ku e vetmja  gjë që bëhet e ditur deri tani është fakti se Sezkin Yavuz nuk renditet në listat e zeza të policisë turke.

Biznesmeni turk, Sezgin Yavuz:

    Kronika e Syri TV

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco