Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Tragjedia në Librazhd, vëlla e motër hapin dyert e mortit për prindërit, 26-vjeçari ende i shokuar

Tragjedia në Librazhd, vëlla e motër hapin dyert e mortit për prindërit, 26-vjeçari ende i shokuar

11:38, 07/09/2019
A+ Aa A-

Të reja të tjera janë mësuar lidhur me tragjedinë që goditi familjen Gjokola në Librazhd mbrëmjën e kaluar, teksa grupi i hetimit është duke punuar për të mësuar se cili qe shkaku që Daut Gjokola goditi me thikë gruan e tij Lule dhe pastaj vrau edhe veten. 

Dyert e mortit janë hapur në familjen Gjokola në Librazhd,  pas krimit makabër që tronditi gjithë Librazhdin mbrëmjen e së premtes, 6 shtator 2019. 

Gazetari Migen Sejdini tregon se djali 26-vjeçar vijon ende të jetë në trauma psikologjike nga humbja e jetës së dy prindërve të tij, në rrethana tejet të rënda dhe për motive ende të pasqaruara totalisht.

Të kontaktuar nga SYRI TV, banorët e lagjes ku ndodhi krimi i dyfishtë hezitojnë të flasin, ndërsa jashtë kamerave nuk e kanë fshehur habinë.

Ata deklarojnë se Daut dhe Lule Gjokola njiheshin si një nga çiftet më të qetë në zonë e një nga familjet më të mira.

Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja, teksa mësohet se çifti Gjokola është parë nga fqinjët teksa ngjitej me ashensor për në apartament, në katin e 4-t të pallatit në lagjen “Shkumbin”, pas xhiros së mbrëmjes. 

    Burime të Policisë bëjnë me dije se çifti dyshohet se ka debatuar për çështje xhelozie dhe situata ka precipituar.  Daut Gjokola e ka qëlluar plot 15 herë me thikë bashkëshorten e tij 49-vjeçare. Britmat janë dëgjuar nga fqinjët, ndërsa në apartament nuk ndodhej asnjë nga fëmijët. 

    Djali 26-vjeçar i çiftit ndodhej në lokalin poshtë pallatit, prej nga do të mësonte çfarë kishte ndodhur vetëm pasi do të shihte sesi babai i tij u hodh nga ballkoni i shtëpisë, duke humbur jetën.

    As nëna e tij, Lule Gjokola, nuk arriti t’i mbijetonte plageve te marra, duke ndërruar jetë pasi u transportua në spital. Ndërkohë në momentin e ngjarjes, vajza e familjes ndodhej në Tiranë.  

    Burime të Policisë sqarojnë për SYRI TV se djali nuk është mundur  të merret në pyetje deri në mesditë, si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike.  Çifti kishte në pronësi dy biznese, një pikë këmbimi valutor dhe një agjenci turistike.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco