Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Lirohet ‘aktorja’ nga Manza, i zhvati 60 milion lekë drejtorit të Postës në facebook

Lirohet ‘aktorja’ nga Manza, i zhvati 60 milion lekë drejtorit të Postës në facebook

20:01, 03/09/2019
A+ Aa A-

Gjykata ka liruar nga burgu ‘aktoren’ nga Manza e  Durrësit e cila vuante dënimin për mashtrimin në vlerën e 60 milion lekëve të drejtorit të Postës Barush Ahmeti.

Vendimi për lirimin e vajzës që zhvati nëpërmjet facebookut drejtorin e postës me foton e aktores Elisabeth Gutierrez, është dhënë nga gjykatësi Besnik Hoxha më 25 korrik të këtij viti.

Enertila Beqaj është lirur me kusht, pasi ka vuajtur 2/3 e dënimit prej 3 vitesh e 4 muaj që kishte dhënë Gjykata në vitin 2018 për veprën penale të “Mashtrimit” te parashikuar nga neni 143/3 të K.Penal. Gjykata e Apelit Durrës e ka lënë në fuqi këtë vendim.

 “Por me pretendimin se ka vuajtur mbi 2/3 e dënimit dhe plotëson të gjitha kriteret që parashikon dispozita e nenit 64 të Kodit Penal, kërkuesja ka kërkuar lirimin me kusht”, thuhet në vendimin e gjykatës.

“Gjate séancës gjyqësore u administrua edhe një vërtetim date 25.10.2018 lëshuar nga Instituti Sigurimeve Shoqërore Durres, me të cilën vërtetohet se nëna e te dënuarës Emine Beqja është invalide, nuk ka asnjë ndihmë e përkrahje si dhe kushtet ekonomike i kanë tepër të vështira, dhe sipas çertifikatës familjare Bashkia Manzë, Enertila Beqja është e vetmja fëmijë”, thuhet ndër të tjera në vendimin e gjykatës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco