Aksident tragjik në Tiranë/ Humb jetën 55-vjeçari

Aksident tragjik në Tiranë/ Humb jetën 55-vjeçari

21:40, 23/08/2019
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur tek "Unaza e Re", te vendi i quajtur "Kryqëzimi i Rolandit", ku një makinë ka përplasur një mashkull të moshës 55-vjeç.

Ky i fundit nuk i ka shpëtuar plagëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe as emri i viktimës, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.

Deklarata e policisë:

Rreth orës 21:15,  në rrugën “Teodor Keko”, automjeti me drejtues E. S., 32 vjeç  ka goditur një këmbësor rreth 55 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar  ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. S është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifilimin e 55 vjeçarit që ndërroi jetë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco