Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Zbulohet kush i vuri tritolin një familjeje në Kamëz, Policia në ndjekje të tij

Zbulohet kush i vuri tritolin një familjeje në Kamëz, Policia në ndjekje të tij

08:55, 20/08/2019
A+ Aa A-

Policia njoftoi se ka zbuluar se cili është personi që ka vendosur tritol në mesnatë në derën e shtëpisë së Gjergj Kolës në rrugën "Mujo Ulqinaku" në Kamëz. Por, theksoi Policia, për arsye hetimi, nuk bëhen të ditur të dhënat e tij pasi po punohet për kapjen e tij.

Policia njoftoi se "shpërthimi ndodhi më datë 19.08.2019, rreth orës 22:14, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në Kamëz, në oborrin afër derës së banesës së shtetasit Gj. K, ku ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka patur njeri.  Pas veprimeve të para hetimore Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon per kapjen e tij. Per arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhënat e tij. Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco