Tragjedi në Itali/ Ndërron jetë nëna shqiptare, shpëton e bija 6-vjeçare

Tragjedi në Itali/ Ndërron jetë nëna shqiptare, shpëton e bija 6-vjeçare

18:05, 17/08/2019
A+ Aa A-

Tragjedi në Itali, ku këtë mëngjes, një nënë shqiptare, 26-vjeçare ka ndërruar jetë teksa bënte plazh me vajzën e saj 6-vjeçare në Metaponto, raporton Syri.net.

E mitura është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që 26-vjeçarja, emri i së cilës nuk bëhet ende i ditur, nuk mundi dot të shpëtonte.

Sipas mediave italiane, ndonëse rojet e plazhit u përpoqën t’i shkonin menjëherë në ndihmë, ndërhyrja rezultoi pa sukses.

Vajza u dërgua me urgjencë në spital, ndërkohë që po kryhet autopsia e trupit të së ndjerës për të mësuar dinamikën e ngjarjes dhe për të mësuar shkaqet e ndarjes nga jeta. /Syri.net

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco