Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

EMRI/ Arrestohet për shpërdorim detyre administratori i PS në Fier

EMRI/ Arrestohet për shpërdorim detyre administratori i PS në Fier

18:34, 23/07/2019
A+ Aa A-

Policia e Fierit ka ndaluar me akuzën për “Shpërdorim detyre”, Kryetarin e Njësisë Administrative Dërmenas, Dilaver Shyti, dhe një shtetas tjetër.

Policia ka bërë me dije se janë arrestuar dy persona D.Sh, 50 vjeç, banues në Darzezë  dhe A.Sh, 43 vjeç, banues në Cakran, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim pa leje”.

Shtetasi D.Sh, në kundërshtim me ligjin, ka lejuar ndërtim pa leje dhe ka zënë hapsirat publike në zonën e plazhit Darzezë, duke i dhënë një kontratë qeraje me sipërfaqe 500 metra katror shtetasit A.Sh.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Fier

Operacion policor kundër informalitetit, evazionit në turizëm dhe ndërtimeve pa leje.

Policia ndalon për “Shpërdorim detyre” Kryetarin e Njësisë Administrative Dërmënas dhe një shtetas tjetër për “Ndërtim pa leje”.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të masave të mara kundër informalitetit, evazionit në turizëm, ndërtimeve të paligjshme, pas një kontrolli të ushtruar në plazhin e Darzezës, bënë ndalimin e shtetasve:

D.Sh, 50 vjeç, banues në Darzezë (Kryetar i Njësisë Administrative Dërmënas).

A.Sh, 43 vjeç, banues në Cakran.

Shtetasi D.Sh, në kundërshtim me ligjin, ka lejuar ndërtim pa leje dhe ka zënë hapsirat publike në zonën e plazhit Darzezë, duke i dhënë një kontrat qeraje me sipërfaqe 500 metra katror shtetasit A.Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shpërdorim detyre” në ngarkim të shtetasit D.Sh dhe për veprën penale “Ndërtim pa leje” në ngarkim të shtetasit A.Sh

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco