Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Kush është 64 vjeçarja që futi në kurth edhe vëllain e drejtorit të policisë së Tiranës. Emri

Kush është 64 vjeçarja që futi në kurth edhe vëllain e drejtorit të policisë së Tiranës. Emri

11:29, 23/07/2019
A+ Aa A-

Një 64-vjeçare që mashtronte biznesmenë duke u premtuar projekte të mëdha ndërtimi të financuara nga një organizatë e huaj, është arrestuar. 

Në pranga ra shtetasja Violeta Petro, banuese në Tiranë, pas seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, mori kallëzime nga disa pronarë të disa bizneseve. 

Ata akuzuan 64-vjeçaren se nëpërmjet mashtrimit, kishte përvetësuar fondet e tyre për përfitime personale duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate të huaj.

"V. P., 64-vjeç prezantohej si përfaqësuese e një organizate të huaj dhe duke përdorur emrin e organizatës, mashtronte duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga biznesmenë të ndryshëm, të cilëve u premtonte financime në projekte të mëdha ndërtimi,"-raporton policia.

Mësohet se në grackën e saj ka rënë dhe vëllai i drejtorit të policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj.

Materialet procedurale në ngarkim të kësaj shtetaseje, do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku23/07/2019 15:43

Kur hajduti vjedh hajdutin, shejtani zgërdhihet. Pare Revani me sherbet.

Shto koment

Denonco