VIDEO/ Shmanget një incident i rëndë në Durrës

VIDEO/ Shmanget një incident i rëndë në Durrës

10:48, 30/06/2019
A+ Aa A-

Një incident i rëndë është shmangur në një qëndër votimi në Katund Sukth ditën e sotme. Një 53-vjeçar, Ramiz Bakanaçi, ka arrestuar një person me armë, që ka rrëmbyer kutinë e votimit dhe ka hedhur materialet zgjedhore.

Policia njoftoi se ngjarja ndodhi sot  rreth orës08:55 në Katund Sukth, Durrës.  Ramiz Bakanaçi 53 vjeç, banues në Katund Sukth, është futur me armë zjarri në QV nr. 1521, dhe pasi ka kërcënuar komisionerët, ka marrë kutinë e votimit duke e nxjerrë jashtë ambienteve të QV dhe ka hedhur materialet zgjedhore.

Reagimi në kohë i Policisë bëri të mundur kapjen e këtij personi. Gjatë kontrollit të ushtruar, Policia i gjeti dhe sekuestroi automatikun model 56, me të cilën autori hyri në qendër votimi .

Dosja e tij i kaloi Prokurorisë së Durrësit për 3 vepra penale: "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit ", "Pengimi i subjekteve zgjedhore" dhe "Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor".

Policia e Shtetit theksoi se “është e vendosur për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe për të mbrojtur liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve. Cilido që do të kryejë veprime që cenojnë procesin e votimit dhe liritë e të drejtat e qytetarëve, do të përgjigjet para ligjit. “

 

 

 

 

 

Bottom of Form

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco