Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Itali: edhe në arrest shtëpie, sulmon me thikë partneren e vet për hiçgjë

Itali: edhe në arrest shtëpie, sulmon me thikë partneren e vet për hiçgjë

08:31, 24/06/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar është arrestuar në Itali për tentativë vrasjeje gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm të Komandës së karabinierëve të Martina Franca në territoret e komunave San Giorgio Jonico, Carosino, Roccaforzata dhe Monteparano, natën midis të shtunës dhe të dielës.

Gjon Marku, 52-vjeçari në fotografi, me origjinë shqiptare, që ishte në arrest shtëpie për prostitucion, i armatosur me një thikë, pas një sherri banal për arsye pa rëndësi, goditi mikeshën e tij në bark; ajo u dërgua në spital ku do të qëndrojë dhjetë ditë, ndërsa Marku u dërgua në burg në Taranto.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco