EKSKLUZIVE/ Misteri i vdekjes së të riut nga Durrësi, në burgun e Kosovës

EKSKLUZIVE/ Misteri i vdekjes së të riut nga Durrësi, në burgun e Kosovës

16:38, 15/06/2019
A+ Aa A-

Izmir Allci i lindur më 1992 në Manz të Durrësit të Shqipërisë, ishte arrestuar me 15 dhjetor të vitit 2018 për veprën penale, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve dhe ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Pejës me dy vjet burgim, mëson ‘Syri.net Kosova’.

Ai derisa po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese të Dubravës, e që duhej të lirohet me 15 qershor të vitit tjetër (2020), me 14 qershor rreth orës 10.10 është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim, por nuk ka arritur të mbijetoj.

Asnjëri nga zyrtarët e burgut, policisë, prokurorisë, e institutit të mjekësisë ligjore nuk japin sqarime lidhur me atë se si ka ardhur deri tek vdekja e të budgosurit në Qendrën Korrekutese të Dubravës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se me 14 qershor në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri, me inicialet I. A , i lindur më 1992.

I burgosuri, me rekomandim të mjekut të burgut në Dubravë është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës rreth orës 10:10, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.

I. A, shtetas nga Shqipëria akuzohej për veprën penale; blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve. I njëjti po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Lidhur me shkaqet e vdekjes, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.

Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues Florent Gashi, i kontaktuar nga ‘Syri.net Kosova’, nuk ka dashur të japë informacione tjera pos atyre që janë dhënë në komunikatë

Nga ana tjetër ‘Syri.net Kosova’, ka kërkuar informacione edhe nga policia, por e cila ka thënë se nuk kanë asgjë për të deklaruar rreth këtij rasti.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës Shkodran Nikqi, tha për ‘Syri.net Kosova se viktima është dërguar në Spitalin e Pejës pa shenja jete dhe me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për obduksion.

Ai tregoi se hetimet janë duke vazhduar dhe deri tash nuk dihet shkaqet e kësaj vdekjeje.

Nga ana tjetër lidhur me rastin nuk kanë dashur të flasin as nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të dhënë arsyet e vdekjes së shtetasit nga Shqipëria.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me anë të një komunikate ka reaguar në lidhje me vdekjen e 27 vjeçarit A.A sot në burgun e Dubravës.

Sipas KMDLNj-së shtetasi shqiptar A.A në orën 9:15 është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga shokët e dhomës që ishin kthyer nga shëtitja e që i ndjeri nuk kishte dalë në shëtitje.

 ‘Personeli mjekësor i Burgut të Dubravës ka bërë përpjekje t’i ofrojë ndihmën e parë mirëpo për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës ku edhe është konstatuar vdekja’, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

KMDLNj thellësisht është shqetësuar me vdekjen e personave të privuar nga liria gjatë vuajtjes së dënimit dhe kërkon intervenim urgjent të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë që të sigurohet një mbrojtje cilësore dhe efektive e shëndetit dhe jetës së personave të privuar nga liria.

 ‘KMDLNj është njoftuar për terapinë që e ka përdorur i ndjeri A.A dhe që mund të jetë edhe shkaktare për vdekjen e tij prandaj kërkon nga drejtësia e burgjeve të përforcojë kontrollet në mënyrë që të eliminohen gjësendet e ndaluara. I ndjeri A.A ka vdekur 12 ditë pasi ka filluar vuajtjen e dënimit dhe sipas KMDLNJ –së nuk ka pasur histori të një sëmundjeje të rëndë e që ka shkaktuar vdekjen e shpejtë’, thuhet në reagim.

KMDLNj kërkon që të përforcohet profesionalisht edhe materialisht Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve që të evitohen këso raste në të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist15/06/2019 17:50

Pune shqiptaresh,si kete ane,ashtu edhe ne anen tjeter te kufirit.

Krist15/06/2019 17:50

Pune shqiptaresh,si kete ane,ashtu edhe ne anen tjeter te kufirit.

Shto koment

Denonco