Vdes pacienti në spital, familjarët dhunojnë mjekun

Vdes pacienti në spital, familjarët dhunojnë mjekun

20:59, 18/05/2019
A+ Aa A-

Një tjetër mjek është dhunuar në spitalet shqiptare. Ngjarja është regjistruar pasditen e djeshme në qytetin e Vlorës, ku mjeku i urgjencës me inicialet F.G. është goditur nga familjarët e një pacienti që ndërroi jetë.

Sipas burimeve, pacienti ishte paraqitur pasditen e së premtes në spital, por pasi i janë bërë analizat dhe i është dhënë mjekimi është dërguar në shtëpi, por për fat të keq ka ndërruar jetë nga ataku kardiak. Familjarët e kanë dërguar në spital me shpejtësi, por më kot, pasi i afërmi i tyre kishte ndërruar jetë.

Për rastin familjarët kanë fajësuar mjekun të cilin e kanë goditur duke e dhunuar. Ky është rasti i gjashtë që shënohet në pak muaj, ndërsa qeveria ashpërsuar masat në draftin që po përgatit në Kodin Penal.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

toni19/05/2019 01:13

mjeku e dergon ne shtepi dhe pacienti vdes dhe pastaj thone pse e godite mjekun po a e shikoni sec bejne si mund ta largosh pacientin pa e vertetuar se do behet mire? ai prandaj vjen ne spital te kerkoje ndihme dhe mjeku i tregon deren. edhe une kam nje rast para 2 javesh qe mjeku e nisi pacienten ne shtepi pa e kontrolluar se diabeti i kishte vajtur 900 dhe pas nje kontrolli ne nje farmaci pacientja ju nis spitalit me urgjence dhe mjeku tjeter e shtroi me urgjence.dhe kjo ndodhi ne tirane. shume mjeke e bejne pa profesonalizem punen e tyre duke mare me qafe njerezit

Shto koment

Denonco