Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Për herë të parë kadetë të marinës shqiptare, në një odise me anijen e famshme “Mircea”

Për herë të parë kadetë të marinës shqiptare, në një odise me anijen e famshme “Mircea”

10:00, 07/05/2019
A+ Aa A-

Dy kadetë të Forcave të Armatosura të marinës shqiptare, mes 119 ushtarakëve që përfaqësojnë kombe të ndryshme kanë lënë portin ushtarak të Konstancës për një lundrim ndërkombëtar me anijen e famshme “Mircea”. Ky udhëtim bëhet në kuadër të një trajnimi tre mujor në Akademinë Detare të dielën (05.05.2019), sipas planit dypalësh të bashkëpunimit midis ministrive të mbrojtjes shqiptare dhe asaj rumune.

Si një nga ambasadorët më të mirë të Rumanisë, kjo anije do të presë në bordin e vetë gjatë këtij lundrimi ushtarakë nga shtatë vende (Shqipëria, Bullgaria, PR e Kinës, Polonia, Rumania, Turqia, Ukraina), mes të cilëve edhe 20 zonja të reja me uniformë.

Komandanti i anijes “Mircea” TARHOACA do të udhëheqë këtë ekuipazh kombesh drejt portit të Hamburgut, duke shënuar 80 vjetorin e kësaj anijeje të bukur shkollore, e cila e la për herë të parë kantierin gjerman ku u prodhua në vitin 1939. Fundi i kësaj odiseje të rrallë, do të jetë më 7 gusht, në portin ushtarak të Konstancës. Kujtojmë se vitin e kaluar, gjatë muajit gusht, anija "Mircea" erdhi për herë të parë në Shqipëri duke u ankoruar disa ditë portin e Durrësit (27-30.08.2019).

Këtë vit, kur për herë të parë në bordin e saj do të ketë edhe kadetë shqiptarë, ambasadorja "Mircea" do të ankorohet në portet e Sirakuzës (Itali), Barcelonës (Spanjë), Almerisë (Spanjë), Cadiz (Spanjë), Brest (Francë) Rouen (Francë), Hagë (Holandë), Hamburg (Gjermani), Southampton (UK), Lisbonë (Portugali), Valletta (Malta), Stamboll (Turqi) dhe, në fund, në Konstanca (Rumani).

Me pak fjalë ky udhëtim detar është një ëndërr për çdo kadet të marinave ushtarake. Gjithashtu për periudhën 2020-2021, Akademia Detare Rumune po planifikon një marshim historik në mbarë botën të anijes "Mircea", duke marrë parasysh edhe për këtë udhëtim të mahnitshëm dhe pjesëmarrjen e kadetëve shqiptarë.

Kadetët shqiptarë dhe kolegët e tyre ndërkombëtarë do të mësojnë gjatë marshimit të aktual mbi të gjitha parimet bazë të navigimit të detit si dhe vështirësitë jetësore të marinës, duke zhvilluar njëkohësisht miqësinë midis kombeve të pjesëmarrësve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco