VIDEO/ Maskohej si polic, arrestohet mashtruesi i armatosur në Tiranë

VIDEO/ Maskohej si polic, arrestohet mashtruesi i armatosur në Tiranë

09:33, 06/05/2019
A+ Aa A-

Eshta arrestuar nga policia një person i dyshuar për mashtrim. Ai maskohej si punonjës policia dhe ne njoftimin e forcave blu thuhte se, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Th., 42 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë penal për veprat penale “Vjedhja” e “Mashtrimi”.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Alo 112? Policia arreston një person që mashtronte qytetaret duke u prezantuar si punonjës policie

Shërbimet e policisë të Komisariatit nr.4, pas informacionit të marrë nga telefonata e një qytetari se një shtetas prezantohej si punonjës policie, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin për ndalimin e tij. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Th., 42 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë penal për veprat penale “Vjedhja” e “Mashtrimi”.

Në numrin unik 112 ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në rrugën “Imer Ndregjoni”, një shtetas lëvizte me armë zjarri me vete dhe prezantohej si agjent i Policisë kriminale. Falë reagimit në kohë nga shërbimet e policisë është bërë konstatimi i shtetasit të denoncuar nga qytetarët në bazë të karakteristikave të dhënave.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë, një dokument policie me gjeneralitetet A.Th. dhe pranga metalike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco