Nëna dhe babai shqiptar në burg, goditën me thikë djalin se nuk pranonin të dashurën turke

Nëna dhe babai shqiptar në burg, goditën me thikë djalin se nuk pranonin të dashurën turke

21:43, 01/05/2019
A+ Aa A-

Një gjyq interesant po zhvillohet në Gjermani, ku ka marrë edhe vëmendjen e medieve vendase.

Prindërit shqiptar  të një djali 20 vjeçar, janë ulur në bankën e akuzuarve pasi kanë kërcënuar me vrasje të dashurën e djalit, ndërsa këtë të fundit e kanë plagosur  me thikë.

Gjyqi po zhvillohet në Essen dhe mësohet se prindërit e djalit nuk ishin dakord me të dashurën e djalit të tyre, prandaj kishin menduar ta vrisnin.

Gazetari Stefan Ëette shkruan se prindërit e djalit janë të paditur për vrasje dhe lëndime të rrezikshme trupore.

Të akuzuar janë shtetasit shqiptar Xhezmi. A dhe Lefterie.A

Por ajo që është më e çuditshmja është se e plagosur nuk ka mbetur e dashura, por djali i çiftit.

Ai u godit nga babai me një thikë kuzhine në rrugë, por shpëtoi falë ndërhyrjes së dy kushërinjve.

E dashura e djalit thuhet se është turke, ky është edhe shkaku pse prindërit e djalit nuk e pranojnë vajzën

Ata e kishin vendosur djalin e tyre përpara alternativës: Zgjidh, ose prindërit, ose atë!

Djali vendosi të qëndrojë me të dashurën dhe këtu nisën problemet.

Babai fillimisht e kërcënoi 20-vjeçaren me vrasje nëse nuk ndahej nga i biri.

Në një rast tjetër ai goditi me makinë mjetin e 20 vjeçares,

Më pas erdhi sulmi me thikë ndaj të birit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qazim 02/05/2019 07:19

S'kanë faj të shkretit prindër. A futet turkesha në shtëpi! Ai i ZIU, nuk gjeti tjetër por sojin më të ndyrë të globit.

Shto koment

Denonco