VIDEO/ Bukëpjekësi publikon videon e hajdutit, porositi 15 byrekë, por ...

VIDEO/ Bukëpjekësi publikon videon e hajdutit, porositi 15 byrekë, por ...

08:36, 27/03/2019
A+ Aa A-

Një person rreth të 50-tave mbrëmë rreth orës 18:36 në rrugën “ Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë, ka hyrë në furrën “Prushi”,  për të blerë 15 byrekë.

Mirëpo, qëllimi i tij, nuk ishin byrekët. Ai shfrytëzoi rastin, derisa bukëpjekësi ishte brenda furrës, për t`i vjedhur paratë nga arka që ishte e hapur.

Bukëpjekësi, duke pasur besim tek njeriu në moshë madhore, kishte hyrë për të përgatitur byrekët personit që shihet në video.

Ndërsa, ky i fundit, nuk priti t`i marrë byrekët, por, vodhi paratë e imta në vlerë rreth 40 euro dhe iku.

Bukëpjekësi ka thënë se videon që e posedon do t`ia dorëzojë edhe policisë së Kosovës, për t`i bërë hetimet e mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco