Identifikohet viktima e aksidentit në Lezhë, ka edhe 3 të plagosur

Identifikohet viktima e aksidentit në Lezhë, ka edhe 3 të plagosur

22:14, 26/03/2019
A+ Aa A-

Identifikohet viktima e aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e sotme në Lezhë. Mësohet se ai është Arjan Bejtja, 37 vjeç, oficer i burgut të Shënkollit. Po kështu nga aksidenti janë plagosur edhe tre persona të tjerë, dy prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë.

Ngjarja ndodhi pranë kryqëzimit të Treshit ku u përplasën dy mjete. Përplasja sipas dëshmitarëve ka qenë tepër e fortë, çka ka sjellë edhe pasojat fatale me humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco