Vrasja e Nard Polias/ Ja çfarë ndodhi një vit më parë në servisin e autorit të krimit

Vrasja e Nard Polias/ Ja çfarë ndodhi një vit më parë në servisin e autorit të krimit

17:22, 25/03/2019
A+ Aa A-

Bërja e mundur e kapjes së bashkëpunëtorëve të vrasjes së Nard Polias, apo “Nardit të Bujtinave” dhe shpallja në kërkim e autorit kryesor të krimit, kanë zbardhur në një farë mënyrë edhe motivet e krimit.

Sipas Policisë dyshimet lidhen me një plagosje të ndodhur më 11 maj 2018 në një servis në Laç të Vaut të Dejës.

Atë mëngjes dy persona kanë shkuar në servisin në pronësi të shtetasit Ermir Simoni, ku i kanë kërkuar këtij të fundit që ti rregullojë pa radhë një makinë tip Benz.

Simoni nuk ka pranuar dhe këtu thuhet se ka pasur një debat midis palëve.

Më pas dy personat të cilët në atë kohë nuk i identifikuan nga Policia, janë kthyer në drekë sërish në sërvis ku kanë plagosur me armë zjarri, pronarin Ermir Simoni  si edhe kanë goditur vëllain e tij.

43 vjeçari Simoni mbeti i plagosur i rëndë, por mundi të shpëtojë.

Ndërkoë policia bën me dije se autori i vrasjes së Nard Polias është shtetasi K. S, 27 vjeç.

Ky shtetas sipas Policisë për muaj të tërë ka vënë në survejim shtetasin Nard Polia, si edhe ka grumbulluar bazën e nevojshme materiale për elemiminin e tij, ndërsa bashkëpunëtorët i kanë krijuar kushtet për të gjetur armën e zjarrit  si dhe largimin nga vendngjarja.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco