Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Hungaria refuzon kërkesën e Shqipërisë për të ekstraduar ‘Babalen’

Hungaria refuzon kërkesën e Shqipërisë për të ekstraduar ‘Babalen’

13:17, 23/03/2019
A+ Aa A-

Ndërkohë që ditë pas dite po dalin përgjime të prokurorisë  nga të cilat po vërtetohet se si janë manipuluar dëshmitarë që kërkojnë të hedhin poshtë përgjimin e Albert Veliut (Babale), një zhvillim interesant ka ndodhur me këtë të fundit në Hungari, ku po aplikon për azil politik.

Burime për ReportTv nga Interpol, thanë se nuk është pranuar kërkesa e Shqipërisë për ekstradimin nga Hungaria të Albert Veliut, njohur si ‘Babale’.

Albert Veliu u arratis në Kosovë ku kërkoi azil e më pas në Hungari. Prej 10 ditësh është liruar nga autoritet e Hungarisë. Në Tiranë Veliu njohur si ‘Babalja’ është marrë i pandehur sëbashku me ish-deputetin e PD-së Ervin Salianjin dhe Fredi Alizotin, kunarin e Veliut. Javën e ardhshme pritet të bëhet seanca paraprake në Gjykatën e Tiranës.

Hetimet për audiopërgjimin ku përfshihej Agron Xhafaj,  vëllai ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe ‘Babale’ pretendonte se kish folur për trafik droge u nisën nga Krimet e Rënda. Pas ekspertizës britanike ku përgjimi rezultoi i modifikuar u kalua tek Prokuroria e Tiranes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco