Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Arrestohet i dyshuari për vjedhje, dy të tjerë në kërkim

Arrestohet i dyshuari për vjedhje, dy të tjerë në kërkim

09:21, 12/02/2019
A+ Aa A-

Policia e Peqinit ka arrestuar një person, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për disa vjedhje.

Në pranga është vënë shtetasi I.J., 24 vjeç, banues në Has, i dënuar më parë për vjedhje.

"Ky shtetas është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë vjedhur një ciklomotor në pronësi të shtetasit B.S", sqaron policia.

Sipas policisë dyshohet se këta persona janë autorë edhe të  4 vjedhjeve të tjera të ndodhuramë parë.

"Në bashkëpunim me njëri -tjetrin dyshohet se  kanë kryer vjedhje në  3 banesa në Peqin,  si dhe mjetin që përdorin për të lëvizur  kur kryenin vjedhje rezultoi se këta shtetas e kanë vjedhur në Lushnje, mjet i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me ciklomotorin dhe disa sende të tjera", thotë policia.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se i kanë kryer këto shtetas në bashkëpunim me njërin- tjetrin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco