Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Orteku i merr jetën zv/ministrit të Mjedisit

Orteku i merr jetën zv/ministrit të Mjedisit

16:01, 26/01/2019
A+ Aa A-

Një person ka humbur jetën sot, nga rënia e një orteku bore në Brezovicë të Kosovës. Lajmi  është njoftuar nga Agjencia e Kosovës për Mjedisin.

Sipas drejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina  viktima është djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.

 “Mbikëqyrësi i qendrës që i ka angazhuar agjencia, ka shpëtuar një person, duke e nxjerr në çastet e fundit të jetës. Ndërsa, personi i tjetër ka vdekur, që mendohet se është djali i Nexhat Dacit, Arian Daci”, tha Morina.

Ndërkohë burime nga policia në rajonin e Ferizajt, shprehen se  orteku ka zënë dy persona, njëri prej të cilëve dyshohet se ka humbur jetën.

Brezovica është zonë turistike në parkun e Sharrit dhe një destinacion mjaft i parapëlqyer edhe për qytetarët shqiptarë, të cilët preferojnë turizmin malor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco