Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Vdekja e 35 vjeçarit nga Zallbastari, dalin detaje, po hetohet vrasja….

Vdekja e 35 vjeçarit nga Zallbastari, dalin detaje, po hetohet vrasja….

09:45, 26/01/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në një fshat të Tiranës. 35-vjeçari Arben Gjeci u vra nga një tjetër person me sende të forta në fshatin Zallbastar. Ai është gjetur i plagosur në kokë në anë të rrugës nga kalimtarët më 24 janar dhe është transportua rmenjëherë ne spital, por nuk arriti të mbijetonte.

Menjëherë pas ngjarjes u tha se personi kishte rënë nga lartësia, por sipas ekspertëve plagët që ai ka marë në kokë hedhin poshte këtë version.

Sipas autopsisë viktima kishte katër plagë në kokë.

Mjekët thonë se vdekja ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të mëdha në kokë për shkak të përplasjeve ose goditjeve. Policia nisi menjëherë hetimet dhe nga dëshmitë e para u dyshua fillimisht për një rënie nga lartësia. Por rezultatet e autopsisë treguan se 35-vjeçari kishte katër plage në koke, çka ngre dyshime se ai mund të jetë goditur me sende të forta, dëmtime që i kanë sjellë vdekjen.

Kjo ka çuar policinë të hetojë edhe pisten e vrasjes së 35 vjeçarit.

Dyshohet se ngjarja ka si motiv pasionin pasi viktima dyshohet se kishte lidhje me bashkëshorten e autorit.

Sipas burimeve të policisë ngjarja ndodhi kur Arben Gjeci u takua me bashkëshorten e autorit. Në këtë moment ai u godit disa herë me sende të forta duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Për këtë policia ka shoqëruar disa persona, dhe nga hetimet paraprake, rezulton se 35-vjeçari ka pasur një konflikt në fshat. Janë marrë në pyetje familjarët pasi dyshohet se viktima ka pasur lidhje me një grua të martuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco