Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Bllokohen 4 llogari bankare të një kinezeje në Tiranë, ja dyshimet

Bllokohen 4 llogari bankare të një kinezeje në Tiranë, ja dyshimet

16:58, 25/01/2019
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të një 47-vjeçareje nga Kina. Ky vendim dhe kjo masë erdhi pas dyshimeve për pastrim parash.

Vendimi është marrë pasi është konstatuar se në një kohë shumë të shkurtër, në llogari të saj janë transferuar shuma të mëdha eurosh nga një llogari në Hong Kong. Kjo ka sjellë dyshimet e arsyeshme të Prokurorisë së Tiranës, për një skemë të mundshme të pastrimit të parave. Transfertat e dyshimta, vetë shtetasja kineze i ka justifikuar me pretendimin se do të blinte një apartament në Tiranë.

Prokuroria e Tiranës vendosi sekuestro ndaj 4 llogarive bankare të shtetases kineze Tina Deng, nga Guandongu, me banim të përkohshëm në Tiranë. Ajo rezulton përfaqësuese e një kompanie të huaj dhe herë pas here udhëton drejt Shqipërisë, ku qëndron me periudha të shkurtra. Burime nga Prokuroria thanë se një kohë relativisht të shkurtër, Tina Dengut iu kaluan transferta të mëdha në bankë nga një llogari në Hong Kong.

Në këto rrethana, organi i akuzës ka dyshime se po ndodh një skemë pastrimi parash. Kinezja Tina Deng rezulton me qëndrim të përkohshëm në Shqipëri që prej vitit 2018. Nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS rezulton se ajo ka hyrë në vendin tonë në janar të këtij viti, vetëm pak ditë më parë dhe ende nuk është larguar nga Shqipëria.

Shuma e saktë nuk bëhet ende publike, për shkak se është në fazë verifikimesh. Deri në përfundim të hetimeve, llogaritë e saj do të jenë të bllokuara, deri sa të kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme.

Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë verifikuar fillimisht dokumentacionin shoqërues të transfertave, pasi në argumentim thuhej se paratë i ishin kaluar në llogari për shërbime konsulence.

Mësohet se bëhet fjalë për kompaninë e quajtur “Jiageng Moldings Parts”, me seli në Hong Kong, por që nga verifikimet rezulton edhe një tjetër e ngjashme në Shangai. Megjithatë, deri tani nuk rezulton asnjë kontratë e rregullt mes kompanisë dhe shtetases së huaj, gjë që sipas Prokurorisë dëshmon për veprime fiktive.

Deri tani shtetasja kineze nuk është paraqitur për të dhënë shpjegime të detajuara në lidhje me transfertat e dyshimta, pavarësisht se i është bërë thirrje nga Prokuroria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco