Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Shoferët marrin frymë lirisht, hapet qarkullimi në Tiranë - Durrës

Shoferët marrin frymë lirisht, hapet qarkullimi në Tiranë - Durrës

08:27, 18/01/2019
A+ Aa A-

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës kanë përfunduar. Ndërhyrjet në këtë segment rrugor kishin shkaktuar për disa ditë me rradhë trafik të rënduar për përdoruesit e mjeteve të cilët u detyruan të përdornin rrugët dytësore.

“Sot nga ora 00:00 hapet trafiku në segmentin rrugor Kaza Italia Mbikalim Kashar në të dyja drejtimet” , thuhet në njoftimin për shtyp të Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Ja njoftimi i plotë:

Sot nga ora 00:00 hapet trafiku në segmentin rrugor Kaza Italia Mbikalim Kashar në të dyja drejtimet.

Punimet për vendosjen e tombinove kanë mbaruar.

Do të vazhdohet me punimet e tjera plotësuese, por këto nuk do të pengojnë trafikun normal të mjeteve.

I kërkojmë ndjesë përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për trafikun e krijuar gjatë këtyre ditëve dhe i falenderojmë për mirëkuptimin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco