Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Tragjike/ Vdes 20 vjeçari, piu fostoksinë. Emri

Tragjike/ Vdes 20 vjeçari, piu fostoksinë. Emri

10:04, 16/01/2019
A+ Aa A-

Një 20 vjeçar humbi jetën tragjikisht sot në qytetin e Durrësit.

Gjon D. nga fshati Gramëz ka tentuar ti japë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Pasi ka marrë një sasi të konsiderueshme fostoksine ka shkuar në kishën pranë fshatit për të kryer vetëvrasjen. 

Mesa duket në gjëndje paniku ka lajmëruar të vëllanë. Familjarët e kanë marrë në makinë me qëllim transportimin e tyre drejt spitalit të Tiranës,

Edhe policia e ka konfirmuar ngjarjen: Më datë 15.01.2019, në fshatin Gramëz Krujë, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi Gj.D. 23 vjeç, i cili u dërgua në spitalin “Nënë Tereza” në gjëndje të rëndë ku ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco