Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Rrëfehet i dashuri afgan i Anxhelinës: I propozova për martesë një javë para …

Rrëfehet i dashuri afgan i Anxhelinës: I propozova për martesë një javë para …

10:33, 08/01/2019
A+ Aa A-

Anxhelina Petro 29-vjeçarja shqiptare që u masakrua nga i ati i saj, dhe bashkëjetuesi i saj afgan kishin planifikuar martesë.

Në një intervistë për televizionin grek “Skai”, 30-vjeçari afgan zbulon se një javë para se të ndodhte ngjarja e rëndë, ai i kishte propozuar për martesë 29-vjeçares shqiptare.

“Isha si burri i saj. I kisha propozuar për martesë një javë para krimit. Fatkeqësisht nuk mundëm”, tha ai duke përmendur edhe disa kërcënime që Anxhelina kishte marrë nga babai i saj, por edhe dhunës fizike të ushtruar nga ai, madje dhe xhaxhai.

“Një herë e qëlloi edhe xhaxhai në shtëpinë e babait të saj. Më kërcënuan edhe mua që të ndaheshim, por dashuria jonë ishte e madhe. Ajo vajzë kishte përballuar një tirani të madhe”, u shpreh 30-vjeçari afgan.

Anxhelina Petro u godit disa herë për vdekje me shufër hekuri mbrëmjen e 2 Janarit nga babai i saj Aleko Petro. Ngjarja e rëndë ndodhi në Korfuz të Greqisë në banesën e të atit. 52-vjeçari Aleko Petro ishte kundër lidhjes së vajzës së tij me emigrantin afgan, që ishte birësuar nga një familje greke. Sipas dëshmive të pasqyruara në mediat e vendit fqinj, Anxhelina dhe i dashuri i saj bashkëjetonin prej 13 muajsh.

Aleko Petro ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se është penduar për atë që ka bërë. Madje ai ka kërkuar që dënimi i tij të jetë varja në një shesh publik si shembull për të tjerët.

Trupi i pajetë i Anxhelina Petros pritet që të sillet ditën e sotme në Shqipëri për t’u varrosur në Berat, aty ku jeton mamaja e 29-vjeçares.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco