Vrasjet në Mallakastër, Policia identifikon autorin dhe viktimat, zbardh edhe motivin. Emrat

Vrasjet në Mallakastër, Policia identifikon autorin dhe viktimat, zbardh edhe motivin. Emrat

18:19, 02/01/2019
A+ Aa A-

Policia Vendore e Fierit, ka dhënë detajet e para për krimin e dyfishtë në një familje, sonte bë Ballsh.

Sipas Policisë, mësohet se Gazmend Musta, 34 vjeç dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen Gentiana Caushaj, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen Merisa Caushaj, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër bënë arrestimin në flagrancë të autorit ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Informacion paraprak

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 34 vjeç.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G. C., 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M. C., 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco