Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ Zbardhen detaje, kush është viktima e gjetur në tunel, ja prej sa kohësh ishte zhdukur

FOTO/ Zbardhen detaje, kush është viktima e gjetur në tunel, ja prej sa kohësh ishte zhdukur

20:22, 29/12/2018
A+ Aa A-

Zbardhen detaje për ngjarjen e sotme, kur një trup i pa jetë është gjetur në një tunel në Bulqizë.

Mësohet se  32-vjeçari në Bulqizë, ishte shpallur i zhdukur nga familjarët që prej prillit të këtij viti.

Trupi i Artur Lleshit është gjetur nga banorët gjysmë i dekompozuar pas 9 muajsh në një tunel në fshatin Gjuras të Bulqizës.

“Gjatë mesditës të datës 29. 12. 2018, në fshatin Gjuras, Shupenzë, është gjetur një trup njeriu (kufomë), gjysmë e dekompozuar. Në afërsi të kufomës është gjetur një kartë identiteti me gjeneralitetet qe i përkasin shtetasit A. Ll., 31 vjeç, cili ka qenë i larguar nga banesa që në muajin Korrik. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas familjarëve, Artur Lleshi ishte nisur me datë 10 prill të këtij viti për Maqedoni ku dhe punonte prej 3 vitesh në Gostivar si çoban ndërsa që prej asaj date nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen.

Bashkëshortja Leonora Lleshi ka thënë më herët në një prononcim për mediat se burri i saj Arturi ka hyrë në Shqipëri me datë 2 prill dhe me datë 10 është nisur sërish drejt Maqedonisë, por nuk ka pasur asnjë kontakt me atë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco