Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Rrihen me leva natën e Krishtlindjes, përfundojnë të dy në një dhomë spitali

Rrihen me leva natën e Krishtlindjes, përfundojnë të dy në një dhomë spitali

10:20, 25/12/2018
A+ Aa A-

Dy të rinj nga Fushë Mëzezi janë rrahur me njeri-tjetrin me leva natën e Krishtlindjes, rreth orës 20:30.

Shkaku i sherrit ndërmjet E.M. 29 vjeç dhe Sh.S. 32 vjeç, sipas Policisë, ka qënë një konflikt i çastit, por hetimet po vazhdojnë.

Megjithatë, asnjëri s’ka dalë i fituar, se të dy e kanë bërë copë, njeri tjetrin dhe është dashur t’i shtrojnë në spital.

Sipas burimeve zyrtare, Policisë, “të dy këta shtetas ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve e ndërkohë, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.”

Por, sipas burimeve jozyrtare, ata i kanë shtruar në të njëjtën dhomë natën e Krishtlindjes, por duke qënë të pafuqishëm, nuk ia kanë hedhur sytë njeri tjetrit dhe kanë pranuar në heshtje të mjekohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco